×
  • Lajme
  • Rajon

    Protesta në Beograd, shihet numër i madh i forcave policore e xhandarmërisë

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 12:59

    Sot në Beograd pritet të protestohet me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet qe tre muaj.

    Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë raporton se një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë parë në qendër të Beogradit, para fillimit të kësaj proteste.

    Më herët ndërkaq, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur numrin e personave që gjatë natës kanë mirëpritur protestuesit në Beograd.

    Sipas njoftimi ka pasur edhe të arrestuar për prishje të rendit dhe të qetësisë.

    “Në pikun e organizimit në të gjitha lokacionet e qytetit, numri total i personave që janë mbledhur nga të gjitha pjesët e Serbisë dhe i atyre që i kanë mirëpritur në Beograd, ka qenë rreth 31.000, sipas vlerësimeve të policisë. Nuk ka pasur incidente të mëdha, dhe Ministria u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të vazhdojnë të protestojnë në mënyrë paqësore” – është thënë në deklaratë.

    Autoritet serbe kanë bërë me dije se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur rendin, jetën dhe pronën publike.

    Nga dita e djeshme në Beograd kanë filluar të mblidhen mijëra studentë dhe njerëz të tjerë në për të demonstruar kundër qeverisë serbe dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Protesta ka të bëjë me vdekjen e 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad.

    Organizatorët kanë thënë se protesta e sotme pritet të jetë prej më të mëdhave që është organizuar ndonjëherë në Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!