Kryeqyteti serb, Beogradi, është bërë epiqendra e protestave masive kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.
Qytetarë nga e gjithë Serbia janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar llogaridhënie dhe ndryshime thelbësore në politikën e vendit.
Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur afër Parlamentit të Serbisë të shtunën, në protestën më të madhe ndër vite, të organizuar prej studentëve që po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave më 1 nëntor të vitit të shkuar nga shembja e strehës së hekurudhës në Novi-Sad.
“N1” raporton se Marko Gjuriq, ministri i Punëve të Jashtme, është kapur nga kamerat duke shikuar turmën e madhe të njerëzve dhe kjo më shumë se një herë sot.
Prezent aktualisht janë një numër i madh i protestuesve pavarësisht se është duke rënë shi.