×
  • Lajme
  • Rajon

    Publikohen pamjet me dron nga aksidenti ku vdiqën 46 persona

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 11:35

    Mediat bullgare kanë publikuar pamje me dron ku duket vendi i ngjarjes ku u aksidentua autobusi nga Maqedonia e ku mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të lënduar.

    Mes viktimave janë edhe 12 të mitur, dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi.

    7 persona, 2 gra dhe 5 burra kanë shpëtuar dhe ndodhen në spital. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi nga Stambolli.

    Pas aksidentit, autostrada e Strumës do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, të paktën në drejtimin Sofje-Balgoevgrad, në të cilin udhëtonte autobusi. Aktualisht vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit. Mësohet se 7 persona janë dërguar në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!