×
  • Lajme
  • Rajon

    Publikohen pamjet: Të shtëna me armë, me të nisur eskalon protesta në Shkup kundër propozimit të Macronit

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 22:35

    Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme në Maqedoninë e Veriut.

    Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërrirë tek shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.

    Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar, shkruan Alsat.

     

    Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Europian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

    Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!