×
  • Lajme
  • Rajon / Foto

    Mediat serbe publikojnë foton e një arme, pretendojnë se i përket Faton Hajrizit dhe e përdori kundër policisë serbe

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 15:01

    Menjëherë pasi u raportua se është vrarë në Loznicë të Serbisë, Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit serb dje, mediat serbe, kanë filluar të nxjerrin në publik të dhënat dhe foto të ndryshme në lidhje me kosovarin e arratisur para disa jave nga një burg në Kosovë.

    Madje, “Informer”, medium i kontrolluar nga regjimi në Beograd, raporton se gjoja kanë siguruar pamje të armës që e pati me vete Faton Hajrizi, e që sipas tyre besohet se e ka përdorur për t’i rezistuar policisë serbe kur u qëllua për vdekje sot, përcjell Reporteri.net.

    Sipas pamjeve të publikuara të armës, Informer pretendon se në të Hajrizi barte edhe emblemën e UÇK-së.

    Mbetet e pakonfirmuar dhe e paverifikuar nëse arma, pamjet e së cilës kanë rrjedhur në mediat serbe, me të vërtetë i përket Hajrizit.

    Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e një polici dhe plagosjen rëndë të një tjetri në Loznicë është likuiduar.

    Sipas mediave në Serbi, ai u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku gati 40 orë më parë dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq  dhe plagosi një tjetër.

    Siç raportohet ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtënash në drejtim të policëve që e kanë rrethuar, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!