×
  • Lajme
  • Rajon

    “Qëlloi edhe vajzën që i pëlqente…”, dalin detaje të reja për 14-vjeçarin që tronditi Beogradin

    Reporteri
    04 Maj 2023 | 12:51

    Fqinjët e 14-vjeçarit që tronditi Beogradin mëngjesin e së mërkurës kanë ngelur të shokuar me atë çfarº ka ndodhur, shkruan Reporteri.net.

    Ata e përshkruajnë atë si një djalë të tërhequr dhe të turpshëm që rrallë e shihje me miqtë e tij, ndërsa një nga ta tha se shpesh 14-vjeçari i ka ndihmuar edhe t’i bartnin ushqimet ata.

    Një nga fqinjët e Kosta K. thotë se djali një ditë para tragjedisë ka qenë në një ditëlindje me klasën e tij, me ata që i ka qëlluar. Fqinji gjithashtu tregon se në ditëlindje ka qenë edhe një vajzë që e ka pëlqyer, e të cilën edhe atë e ka qëlluar 14-vjeçari.

    “Vetëm gruaja që kujdesej për ta ishte gjithmonë me ta, sinqerisht nuk e kam parë kurrë me shoqëri. Por e di që një natë para tragjedisë ka qenë në një festë ditëlindjeje me klasën e tij, me ata që ka qëlluar. Ka qenë edhe një vajzë që i ka pëlqyer, dhe e ka qëlluar”, thotë një fqinj i shokuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!