×
  • Lajme
  • Rajon

    Qentë endacakë e mbysin gazetarin serb në Beograd

    Reporteri
    05 Janar 2023 | 12:51

    Gazetari dhe analisti serb, Vladan Radosavljeviq ka vdekur, ndërsa gruaja e tij Olga është lënduar rëndë pasi ata janë sulmuar nga qentë endacakë në Kosmaj, të Beogradit. 

    Radosavljeviq u sulmua nga një tufë qensh endacak pranë vilës së tij në Kosmaj, dhe gruaja e tij Olga, të cilës ai i kërkoi ndihmë, u plagos rëndë dhe u dërgua në Qendrën Emergjente.

    Radosavleviq ishte gazetar i ish-Studio B dhe drejtor i programit NTV Studio B. Ai është një nga themeluesit e Grupit të Produksionit “Mrezha”, dhe një kohë ishte edhe drejtor i Qendrës Mediale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!