×
  • Lajme
  • Rajon

    Qeveria maqedonase ndan 3 milionë euro për ndërtimin e “Rrugës për Kosovë”

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 16:01

    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se qeveria maqedonase tashmë i ka ndarë 3 milionë euro, nga gjithsej 6 milionë euro vlerë, qytetit të Shkupit, për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjërësisht “Rruga për Kosovë” (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit.

    “Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milion euro, nga gjithsej 6 milion euro vlerë, qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjërësisht “Rruga për Kosovë” (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit. Në bashkëbisedim dhe bashkëpunim me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, e cila do ta realizojë projektin, kemi filluar përgatitjet e fundit administrative në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit për ta nisur dhe përfunduar edhe këtë arterie të rëndësishme të trafikut”, ka njoftuar Grubi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!