×
  • Lajme
  • Rajon

    Qeveria serbe reagon pasi MPJD ia ndaloi hyrjen në Kosovë Petar Petkoviqit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 16:58

    Qeveria e Serbisë ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për t’ia ndaluan hyrjen drjetorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

    Sipa kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, kjo është hera e pestë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

    “Gjëja më e çuditshme në këtë situatë është se ky ndalim ndodh vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian i bëri thirrje në mënyrë eksplicite Prishtinës që të respektojë marrëveshjet dhe ta lejojë Petkoviqin të vizitojë Kosovën”, tha Bërnabiq.

    Ajo ka theksuar se këto veprime nuk çojnë askund.

    “Unë pyes Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar – deri kur është kështu? Sa kohë mendoni se e toleroni këtë sjellje?”, tha Bërnabiq, duke u kapur, si gjithmonë, edhe me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

    Sipas Bërnabiqit, Petkoviqi ka njoftuar siç duhet për vizitën që planifikonte ta realizonte në Kosovë.

    “Kërkoj nga Bashkimi Evropian që të përcaktojë qartë sjelljen e Prishtinës dhe në fund të na bëjë të ditur nëse qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve dhe sigurimi i një jete normale për popullsinë e saj në Kosovë, apo nëse këto janë bisedime që janë qëllim në vetvete”, tha Bërnabiq, shkruan Novosti.

    Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar për Express se ia kanë refuzuar kërkesën kryenegociatorit serb Petar Petkoviq për ta vizituar Republikën e Kosovës më 2 dhe 3 dhjetor. Ky vendim i institucioneve të Kosovës vjen vetëm pak ditë pasi Serbia nuk lejoi që katër ministra kosovarë ta vizitojnë Luginën e Preshevës me rastin e 28 nëntorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!