Policia e Malit të Zi e ka gjetur veturën me të cilën është arratisur Aco Martinoviq, i dyshuari për vrasjet në Cetinje, raporton “Vijesti”, përcjell Reporteri.net.
Sipas raportimeve të mediave malazeze, ai dyshohet për vrasjen e shtatë personave, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Fotoja e të dyshuarit është publikuar nga Policia, derisa është njoftuar se ai është i armatosur.
“Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm. Edhe edhe një herë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve. të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.
Krimi i rëndë në Mal të Zi, raportohet për shtatë të vrarë – në mesin e tyre edhe dy fëmijë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.