Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviq, raportohet se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë partiake.
Sipas mediumit “Vijesti”, Gjukanoviq përfundimisht ka dhënë dorëheqje nga partia, tashmë pas 25 vjetësh si udhëheqës i Partisë Socialiste, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Gjukanoviq drejtoi DPS-në që nga viti 1998.
Ushtruesi i detyrës së kreut të partisë do të jetë Danijel Živković.
Seanca e Bordit Kryesor të DPS-së është caktuar për nesër.
Gjukanoviq më herët kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së dhe të zgjidhet lidershipi i ri i partisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.