Reshje të dendura bore do të përfshijnë të dielën në mbrëmje shumë pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, veriut të Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë jugperëndimore, ndërsa siç ka ndodhur rëndom gjatë këtij dimri temperaturat e larta dhe rrymimet ajrore nga jugu nuk do të “lejojnë” që të kemi reshje bore edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.
Sipas MeteoBallkan, reshjet e borës do të paraqiten në viset malore, ndërsa shkurtimisht mund të paraqiten edhe në vise paksa më të ulëta në veri të Kosovës, por kjo është gjendja aktuale, ndërsa gjatë javës së re do të ketë shanse depërtimin e temperaturave më të ulëta më në jug të rajonit nëse e lejon sinoptika.
Në rajon, reshjet e borës do të jenë të dendura dhe do të paraqesin problematika të mëdha ngase bora do të jetë e rëndë dhe me shumë lagështi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.