Vendimi i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës për rritjen e pagës minimale me 62 për qind në vitin 2025 do të nënkuptojë rritjen më të madhe të pagës në Bosnjë dhe Hercegovinë në 30 vitet e fundit.
Paga minimale u bë nga rreth 316 euro, në 511 euro këtë vit, që është një rritje prej gati 200 euro.
Paga minimale ligjore është rritur edhe në vitet e mëparshme në Bosnje dhe Hercegovinë, por me përqindje të vogël, raporton Rel, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Nga fillimi i pandemisë COVID në 2019 deri në fund të vitit 2024, paga minimale në Federatën e BiH u rrit gradualisht me gjithsej 50 euro dhe në Republikën Srpska me rreth 180 euro.
Sindikatat mbështetën vendimin e Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa shoqatat e punëdhënësve kundërshtuan rritjen.
Punëdhënësit pohojnë se paga minimale prej 511 euro nuk kontestohet, por problemi janë kontributet në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilat thonë se janë shumë të larta.
Qeveria e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar se do të subvencionojë pagesën e pagës minimale për tregtarët dhe kompanitë më të vogla me para nga buxheti i shteti, i cili pritet të miratohet në vitin 2025. Qeveria prej muajsh ka shpallur “një sërë ndryshimesh në ligjet fiskale”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.