×
  • Lajme
  • Rajon

    Sela: Po bëhen përpjekje për t’u rrënuar paqja në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    13 Gusht 2024 | 14:40

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr.

    Ai tha se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit.

    “Po në të njëjtën kohë ne do të veprojmë në bazë të një nga postulatet që MO ka: Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje e cila u bë për shtetin, sepse shteti ekzistonte edhe përpara MO. Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për pushtetin, sepse pushtetet ekzistonin edhe përpara nënshkrimit të MO-së. Marrëveshja e Ohrit u bë për të drejtën, dinjitetin, barazinë e qytetarit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike që i ka e që shkeleshin më shumë ato të popullit shqiptar këtu në Maqedoni”, tha Sela.

    Sela tha se Fronti Evropian ka legjitimitetin nga ana e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, romëve dhe e kanë obligim dhe të drejtë për ta mbrojtur këtë legjitimiteti të shprehur me votë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!