×
  • Lajme
  • Rajon

    Selanik: Shqiptari vret me thikë gruan dhe plagos djalin që u fut në mes për të mbrojtur nënën e tij

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 12:38

    Krim familjar në Angelohori të Selanikut mëngjesin e së dielës, me një 46-vjeçar që vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

    Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti, 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome, nisën të debatonin.

    Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.

    Autori është arrestuar nga efektivë të stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit./TopChannel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!