Serbët vazhdojnë të mbeten besnikë të Moskës dhe adhurues ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Kjo është bërë e qartë në një manifestim pro rus në Serbi, të mbajtur pasditen e 25 shkurtit, nën sloganin “Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë”, ku rreth 1 mijë njerëz dolën në Beograd për të shënuar 2 vjetorin e luftës së nisur në Ukrainë.
Në këtë marshim rrugëve të Beogradit, serbët e përmendën edhe Kosovën, duke thënë se kjo e fundit nuk mundtë pushtohet pa ndihmën e presidentit rus.
Pjesëmarrësit, që mbanin në duar flamuj serbë dhe rusë, gjithashtu dhe pankarta të ndryshme me simbolin Z të përdorur nga ushtria e Putinit gjatë luftës në Ukrainë, marshuan drejt monumentit të Nikollës së Dytë, në shenjë proteste kundër politikës së Bashkimit Europian.
“Rroftë Rusia, Rroftë Putin”,-ishin disa nga thirrjet e tyre ndërkohë që nuk mungonin as pankarta kundër NATO-s.
Njëri nga organizatorët e këtij eventi, thotë se “Serbia nuk do të mund ta kthejë Kosovën pa Rusinë dhe Putinin”.
Mediat vendase shkruajnë se manifestuesit thanë se Serbia do ta harrojë kurrë atë që NATO-ja i bëri Beogradit.
“Ne do të jemi gjithmonë solidare me Rusinë dhe popullin rus”,- deklaruan disa prej tyre.
Pjesëmarrësit kënduan gjithashtu këngë diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe kore kërcënuese për Kosovën. Manifestimi pro rus erdhi në një ditë kur u shënua 2 vjetori I nisjes së luftës në Ukrainë. Më herët në Beograd u zhvillua dhe një marshim pro Kievit dhe paqes.