×
  • Lajme
  • Rajon

    Serbia me qeveri të re, Gjuro Macut zgjidhet kryeministër

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 17:21

    Është zgjedhur Qeveria e re e Serbisë. Gjuro Macut është zgjedhur kryeministri i ri.

    Votimi ishte i hapur – ku deputetët u thirrën në emër, shkruan mediumi N1.

    Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 153 deputetë, kundër propozimit ishin 46. Të pranishëm nuk ishin 51 deputetë.

    Politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë. Të paktën kështu ka paralajmëruar Macut, duke e arsyetuar programin e tij para deputetëve të Kuvendit.

    Ai tha se do të vazhdohet me politikën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik që kemi pasur deri më tani.

    Qeveria e re e Serbisë, do të përbëhet nga 30 ministra, shumica prej të cilëve ishin edhe në kabinetin e kryeministrit Milosh Vuçeviq, i cili dha dorëheqje.

    Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e koalicionit NADA dhe të Partisë Demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!