Serbia është duke u orientuar drejt energjisë bërthamore pas disa dekadash moratorium për ndërtimin e centraleve bërthamore, thotë REF.
Drejtoria për Sigurinë Bërthamore dhe Rrezatim e Serbisë njoftoi se vendi ka marrë pjesë në një stërvitje ndërkombëtare të zhvilluar në 26 dhe 27 tetor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mësohet se aty është simuluar dhe një aksident në termocentralin bërthamor Baraka.
Stërvitja u organizua nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi i saj ishte rritja e aftësisë së reagimit ndaj një aksidenti bërthamor ose radiologjik. Që nga viti 1989 në Serbi është në fuqi një moratorium për ndërtimin e termocentraleve bërthamore. Vendimi pasoi katastrofën e Cernobilit në Ukrainë, që asokohe ishte pjesë e ish-Bashkimin Sovjetik. Në Serbi ndërkohë, disa po e shohin si zgjidhje energjinë bërthamore në kuadër të detyrimeve që ka marrë vendi për integrim europian.
Europa prej kohësh është duke bërë plane për të kaluar në burime më të pastra energjie duke shmangur qymyri. Pak ditë më parë, presidenti Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij është i gatshëm të bëhet pjesë e për e ndërtimit të një termocentrali bërthamor në Paksh të Hungarisë dhe shtoi se për këtë ka diskutuar tashmë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.