×
  • Lajme
  • Rajon

    Bërnabiq: ShBA-ja na ka premtuar nisjen e formimit të Asociacionit

    Reporteri
    11 Janar 2023 | 11:32

    Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha se nga vizita e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet në Beograd pret që të nisë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

    Bërnabiq tha se presin që ShBA-ja ta përmbushë premtimin për formimin e Asociacionit, transmeton Reporteri.

    “Nuk kam asnjë pritshmëri, as të mirë as të keqe. E vetmja gjë që është e rëndësishme dhe ajo që është në tryezë është premtimi i SHBA-ve për të filluar formimin e  Asociacionit dhe kjo do të ishte mirë, do të ishte zbatimi i Marrëveshja e Brukselit”, tha sot Bërnabiq për mediat serbe.

    Ajo theksoi se shkrimet dhe rrëfimet e shumta mediatike për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe djalin e tij Danilo nuk po ndodhin rastësisht në këtë moment.

    Chollet para vizitës në Serbi, do të qëndrojë sot në Maqedoninë e Veriut e në Kosovë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!