×
  • Lajme
  • Rajon / "x"

    Shefi i NATO’s telefonatë me Vuçiqin: E rëndësishme të punojmë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, ju pres në Bruksel

    Reporteri
    03 Mars 2025 | 20:12
    Image ref 127249494. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Për këtë telefonatë ka njoftuar vetë Rutte, përmes një postimi në platformën “X”, ku flet për rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Ai ka shkruar tutje se pret që shumë shpejt të takohet me Vuçiqin në Bruksel.

    “Telefonatë e mirë me presidentin Vuçiq. Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor – duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë. Aleksandër, pres të të takojë në Bruksel shumë shpejt!”, ka shkruar Rutte./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!