×
  • Lajme
  • Rajon

    Shënohet viktima e 10-të nga sulmi i 14 vjeçarit në shkollën e Serbisë

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 14:12

    Një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd, si pasojë e plagëve të cilat i mori gjatë të shtënave në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar, ka humbur jetën.

    Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë atje, njofton televizioni serb, RTS.

    Sipas njoftimit, pacientja e cila po trajtohej në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë me lëndime të rënda në kokë, të rrezikshme për jetën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht ndërhyrjes urgjente kirurgjikale dhe të gjitha masave të trajtimit intensiv.

    Kjo vogëlushe është viktima e 10 e krimit monstruoz që ndodhi më 3 maj në Beograd, ku 14 vjecari  Kosta K., nxënës i klasës së 7-të vrau tetë nxënës, një roje dhe plagosi shtatë persona të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!