Një sherr masiv ka ndodhur mes një grupi të miturish shqiptarë në Itali.
Si pasojë e përleshjes, 7 fëmijë kanë mbetur të plagosur në qendrën e pritjes Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Xhenovas.
Policia ka identifikuar 10 prej tyre dhe ka nisur hetimin.
Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj, shkruan Ansa.
Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.