×
  • Lajme
  • Rajon

    Shkup: Rrahje mes të rinjve në autobus, incidenti i nxitur nga tensionet politike

    Reporteri
    15 Shkurt 2024 | 11:16

    Mbrëmë në autobusin e linjës nr.7 në stacionin e autobusëve tek kompleksi i Bankave, ka ndodhur një incident, siç thuhet, i nxitur nga tensionet politike.

    Ndërmarrja Publike e Transportit – Shkup, u ka bërë thirrje partive politike që ta qetësojnë retorikën e tyre në periudhën parazgjedhore, të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos shfrytëzojnë retorikë që nxit tensionet midis qytetarëve.

    “I bëjmë thirrje MPB-së dhe Ministrit Teknik, Pançe Toshkovski, që është kompetente për zbatimin e zgjedhjeve të drejta e demokratike, të ndërmarrë masa adekuate për të parandaluar fushatën e këtillë nxitëse që shkakton mostolerancë tek të rinjtë. Bëjmë thirrje që MPB-ja t`i përforcojë kontrollet në automjetet e transportit publik si dhe në stacionet e autobusëve” – thonë nga NPT Shkup.

    Siç njoftohet, në këtë ngjarje nuk ka të lënduar, kurse është shkaktuar vetëm dëm minimal material (dritare e thyer) që do të mbulohet nga sigurimi i automjetit./klan.mk/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!