×
  • Lajme
  • Rajon / Vrasja e Vanjës

    Shkupi i dërgon Turqisë kërkesën për ekstradimin e Palevskit, të dyshuarit kryesor në vrasjen e 14-vjeçares

    Reporteri
    07 Dhjetor 2023 | 16:34

    Ministria e Drejtësisë dërgoi në Turqi kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit, Lupço Palevskit – të dyshuarit të parë për rrëmbimin dhe vrasjet e 14-vjecares, Vanja Gjorcevska dhe 74-vjecarit, Pançe Zhezhovski e cila përmes MPJ-së, në rrugë diplomatike do tu përcillet autoriteteve turke.

    Ministria pret bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, procesim në kohë dhe veprim nga ana e tyre në periudhë më të shkurtër të mundshme.

    “Sot do të lëshohen dokumentet edhe përmes postës elektronike dhe përmes ambasadës tonë dhe besoj se pas pranimit të kërkesës sonë, do të kontaktojmë drejtpërdrejt edhe me ministrin e Drejtësisë nga Turqia. Turqia është partner strategjik i Maqedonisë për çështje tjera shumë më të rëndësishme. Unë besoj se për periudhë relativisht shumë më të shkurtër ne do të marrim përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të jetë në mesin tonë, për të treguar atë se çfarë ka ndodhur” – tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

    Profesori universitar, Gordan Kallajxhiev duke elaboruar procedurën e ekstradimit të Turqisë, tha se është më e komplikuar në krahasim me shtetet e tjera. Ai sqaroi se kjo procedurë përbëhet prej dy pjesëve, pjesa e parë është gjyqësore dhe me përfundimin e kësaj pjese, procedura më pas shkon në këshillin e ministrave, i cili duhet të miratojë vendimin për ekstradim.

    “Për kërkesën e ekstradimit vendosë Gjykata serioze Penale dhe në këtu ka të drejtë për ankesë. Me këtë, përfundon pjesa gjyqësore e procedurës, nëse kjo gjykatë e lëshon, përjashtohet mundësia e ekstradimit, do të thotë ky është filtri i parë. Nëse gjykata e miraton, vazhdon pjesa politike dhe administrative, nuk vendosë sikurse në shtetet e tjera ministri i Drejtësisë, por këshilli ministror. Për këtë vendim, ai më pas ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë Administrative. Ka ankesë për paraburgim, ankesë gjyqësore për ekstradim, ankesë të vendimit të këshillit të ministrave” – tha Gordan Kallajxhiev, profesor universitar.

    Palevski u arrestua pasditen e 6 dhjetorit në qytetin Balikesir të Turqisë, pasi për të ishte lëshuar flet arrest ndërkombëtar. Ai ishte arratisur në Turqi, përmes Beogradit, prej ku kishte shkuar në Bullgari dhe prej Bullgarisë kishte hyrë në Turqi.

    Përpos, Palevskit vrasjet e Gjorcevskës dhe Zhezhovskit dyshohen edhe katër persona të tjerë, të cilët aktualisht janë në paraburgim. /KlanMacedonia/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!