×
  • Lajme
  • Rajon

    Shqipëri, situata më e qetë me zjarret që shpërthyen

    Reporteri
    19 Gusht 2024 | 14:00

    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vëngu, ka njoftuar se pas shumë javësh të betejave me zjarre, situata atje sot është më e qetë.

    Njëherit, Vëngu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

    “Aktualisht, vatra në Arrën të Bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi”, ka shkruar Vëngu.

    Vëngu ka shprehur mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, të Emergjencave Civile, që nga zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!