×
  • Lajme
  • Rajon

    Situata në veri, Vuçiq nesër takohet me ambasadorët e Rusisë, Kinës dhe të QUINT-it

    Reporteri
    29 Maj 2023 | 23:11
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorin e Rusisë dhe ata të Kinës, Aleksandar Bocan-Harchenko dhe Chen Bo.

    Sipas raportimit të medias serbe, b92, temë e diskutimit do të jetë situata e përshkallëzuar në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Tutje, sipas b92, Vuçiq do të takohet edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

    Presidenti serb, zhvilloi një telefonatë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani për situatën në veri.

    Vuçiq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për zhvillimet në veri.

    Sipas B92, Vuçiq u shpreh se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

    Kujtojmë që sot, 29 maj, ambasadorët e shteteve të QUINT-it mbajtën takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për zhvillimet e fundit në veri të vendit./Reporteri.net./

    Hovenier del nga takimi me Kurtin: I propozuam që kryetarët ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve komunale në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!