×
  • Lajme
  • Rajon / Presioni ndaj Izraelit

    Sllovenia pritet ta njoh pavarësinë e Palestinës

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 17:28

    Qeveria sllovene ka miratuar vendimin për të njohur shtetin e pavarur palestinez, ka thënë kryeministri Robert Golob, duke i përcjellë hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë, shkruan Reuters. 

    “Sot qeveria ka vendosur që ta njoh Palestinën si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë ai në një konferencë për media në Lubjanë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Parlamenti i Sllovenisë tani duhet të votojë propozimin e qeverisë.

    Përpjekjet për njohje të shtetit palestinez kanë nisur nga shtetet me qëllim që t’i bëjnë presion Izraelit që t’i japë fund konfliktit në Gaza.

    Qeveria sllovene ka ngritur flamurin palestinez afër flamujve të Sllovenisë dhe BE-së në ndërtesën e saj në qendër të Lubjanës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!