Në kuadër të protestave masive të studentëve në Serbi, ndërtesa e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në qendër të Beogradit është bllokuar dhe në një moment ka pasur përleshje me policët. Protestuesit njoftuan se bllokada e ndërtesës së RTS do të zgjasë 22 orë.
Nëpërmjet bllokadave dhe protestave, studentët kërkojnë që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në shembjen e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar.
“Sonte na quajtën turmë nga spikerja e RTS-së. Prandaj sonte po e bllokojmë ndërtesën e RTS-së. Asnjë dhunë, pa ndërhyrje. Të gjithë punonjësit do të lejohen të dalin nga ndërtesa – por askush nuk do të hyjë”, thanë studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd.
Ata janë ende të mbledhur para objektit të RTS-së.
Një përplasje me policinë ka ndodhur në rrugën Aberdareva. MPB njoftoi se një pjesëtar i xhandarmërisë është lënduar dhe është transportuar në Qendrën Emergjente për shkak të lëndimit në sy.
Është bllokuar edhe ndërtesa e RTV-së në Novi Sad.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.