×
  • Lajme
  • Rajon / Video

    Sulm me armë në Shkup, mbetet i vdekur këngëtari dhe blogeri i njohur

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 8:43

    Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave, ku ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani.

    Janë edhe familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale, shkruan Reporteri.net.

    “Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi
    Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani
    Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

    Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

    Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!