Derisa e gjithë bota është zgjuar në këmbë për vdekjen e opozitarit rus Alexey Navalny, mediat në Serbi që kontrollohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq po dalin me propagande ndryshe.
Kur zyrtarë të lartë e njerëz me ndikim në botë aludojnë se pas vdekjes së opozitarit të Valdimir Putinit qëndron vet presidenti rus, “Informeri” në Serbi fajin ia ka hedhur perëndimit.
Mediumi serb që kontrollohet dhe punon sipas urdhrave të Vuçiqit, në ballinën e saj ka ngritur dyshimet se pas vdekjes së Navalnyt nuk është Putini, por dikush tjetër.
Jakub Bielamoëicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore, këto informacione të medias së regjimit serb i ka quajtur përmbysje.
“Sipas gazetës serbe Informer, tabloidi më i përhapur pro regjimit në Serbi, Alexey Navalny u vra nga perëndimi. Mirë se vini në përmbysje”.
According to @InformerNovine, Serbia’s most circulated pro-regime tabloid, @Navalny was killed by the West.
Welcome to the Upside Down. pic.twitter.com/JwhdpcJY0i
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) February 20, 2024