×
  • Lajme
  • Rajon

    Takoi Escobarin, Vuçiq: Zhvilluam bisedë korrekte, besoj se do përmirësohen raportet ShBA-Serbi

    Reporteri
    15 Mars 2023 | 18:30
    I dërguari i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë takimit me presindetin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Beograd, 15 mars 2023.

    Ka përfunduar takimi mes të dërguarit të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

    Pas takimit me Escobarin, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiqi shkroi se me të pati një bisedë të hapur dhe korrekte, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    I njëjti tha se beson që raportet mes ShBA-ve dhe Serbisë do të përmirësohen.

    “Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, shkroi Vuçiq në rrjete sociale.

    Ndërsa në komunikatën e Presidencës së Serbisë, thuhet se është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian”.

    “Presidenti Vuçiq përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

    Pas Serbisë, emisari Escobar pritet ta vizitojë edhe Kosovën. Kështu ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net.

    Kjo vizitë e emisarit evropian vjen disa ditë para takimit të nivelit të lartë në Ohër, ku Kurti dhe Vuçiqi, nën ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak, kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, si dhe vetë Escobarit, do të diskutojnë mbi arritjen e një dakordimi për zbatimin e marrëveshjes së pranuar në Bruksel, më 27 shkurt.

    Takimi Kurti-Vuçiq do të mbahet të shtunën e 18 marsit, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!