×
  • Lajme
  • -->
    Rajon

    Talat Xhaferi tregon si i vendosi fëmijëve emra shqip kur ishte e ndaluar në Maqedoni

    Reporteri
    28 Janar 2024 | 10:31

    Politikani Talat Xhaferi sot pritet të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    Ai ka treguar për kohërat e vështira kur shteti Maqedonas ka qenë diskriminues ndaj shqiptarëve atje.

    Xhaferi ka rrëfyer se si dy fëmijëve të tij u ka lënë emra shqip.

    “Unë kam dy fëmijë, djalin dhe vajzën. Djali ka lindur në Leskoc, vajza në Gostivar. Edhe këtu dhe atje ishte çështja e ndalesës së emrave shqip dhe ajo përvojë nuk është vetëm e imja, por në përgjithësi. Edhe këtu dhe atje ishte lista paraprake e emrave që lejohej të përdoreshin nga shërbimet civile. Prej asaj liste duheshe me zgjedh një emër”, ka treguar Xhaferi për KlanKosovën.

    “Unë e them emrin e djalit Barlet, merr ta shkruajë, dhe unë i them pa J”, ka shtuar ai.

    Kur është pyetur se çfarë kuptimi ka ky emër, Talat Xhaferi i ka thënë se është një emër internacional, duke mos i treguar që korrespodon me emrin e Marin Barletit.

    “Vajza mban emrin Besiana, motivimi ime ashti që e kalonim rrugën Besiana dhe nga aty ishte frymëzimi”.

    Tutje, ai ka shtuar se në atë kohë ka pasur pengesa të theksuara dhe tani më nuk ka pengesa të tilla.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!