×
  • Lajme
  • Rajon / Maqedoni e Veriut

    Taravari shpall kandidaturën për president: Koha për president të vërtetë shqiptar, jo teknik

    Reporteri
    15 Shkurt 2024 | 10:52

    Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka zyrtarizuar kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut nga opozita shqiptare, Lidhja Europiane për Ndryshim.

    “Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar.

    Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardhë koha që të ketë një president shqiptar por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, tha Taravari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!