×
  • Lajme
  • Rajon

    Taravari: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk kanë qenë më keq se në këtë qeveri

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 14:46

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur keqardhje për dështimin e koalicionit VLEN.

    Ai ka bërë me dije se njerëzit e këtij koalicioni po bëhen kurban i egoizimit të dy-tre personave.

    Në profilin e tij në “Facebok”, Taravari ka shkruar se asnjëherë ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë më keq se në qeverinë aktuale.

    “Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua. Ata nuk janë armiqtë e mi, përkundrazi, shumica janë miq e shokë që po bëhen kurban nga egoizmi patetik i dy-tre vetave! Asnjëherë ne shqiptarët nuk kemi qenë kaq keq sa në drejtimin e kësaj qeverie!”, ka shkruar Taravari.

    Taravari,  ditë më parë dha dorëheqje nga detyra e ministrit të Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!