×
  • Lajme
  • Rajon / E fundit

    Tërmet i fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndjehet në disa qytete

    Reporteri
    30 Dhjetor 2023 | 22:08

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën mbrëmjen e sotme.

    EMSC raporton se epiqendra ishte afër Zenicës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.

    Sipas qytetarëve, tërmeti është ndjerë edhe në qytete tjera.

    Një tërmet me magnitudë 5 deri në 5.9 ballë  sipas shkallës Rihter konsiderohet mjaft i fuqishëm. Ai shkakton dëme në ndërtesat më të dobëta në rajonet rurale, dhe dëmtime të vogla janë gjithashtu të mundshme në ndërtesat moderne. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!