Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se nuk ka ndryshim në numrin e pacientëve të shtruar në spital nga zjarri në Koçan.
Ata thonë se në Shkup janë duke u trajtuar gjithsej 16 pacientë dhe janë në gjendje të mirë, gjashtë prej të cilëve janë në spitalin e vjetër të qytetit dhe SPQ 8 Shtator dhe katër në qendrën klinike.
Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë pranuar katër pacientë të ri nga jashtë.
“Në Klinikën e Toksikologjisë në 24 orët e fundit janë pranuar 4 pacientë nga jashtë dhe pas analizave toksikologjike janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Të gjithë janë në gjendje të mirë. Gjatë ditës së djeshme, dy pacientë nga Selaniku shënuan përmirësim të caktuar dhe u ekstubuan, nga kujdesi intensive janë transferuat në repartin e kirurgjisë plastike. Gjendja e pacientëve të mbetur është e pandryshuar nga dita e djeshme”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Për sot nuk ka njoftime për kthimin e pacientëve të tjerë nga jashtë, thuhet në një komunikatë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se do të vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e pacientëve të lënduar dhe të mbeten në komunikim me ekipet mjekësore nga vendi dhe jashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.