Dy helikopterë ushtarakë në Turqi u përplasën në ajër të hënën, duke shkaktuar rrëzimin e njërit prej tyre dhe duke lënë të vdekur gjashtë personel ushtarak në bord, thanë zyrtarët. Helikopteri i dytë u ul i sigurt.
Pesë nga viktimat vdiqën në vendin e aksidentit ndërsa, personi i gjashtë nga plagët e marra ndërroi jetë në spital, tha ministria e mbrojtjes.
Përplasja ndodhi në provincën jugperëndimore të Ispartës gjatë fluturimeve të rregullta stërvitore, sipas guvernatorit të rajonit, Abdullah Erin.
Një gjeneral brigade që ishte në krye të shkollës së aviacionit ushtarak ishte mes viktimave, tha ai.
Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi kontaktin e dy helikopterëve. Erin tha se një hetim ka nisur, raporton Associated Press.
Agjencia private e lajmeve DHA tha se helikopteri UH-1 u rrëzua në një fushë dhe u nda në dysh. Helikopteri i dytë u ul rreth 400 metra larg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.