Shirat e dendur kanë shkaktuar vërshime të mëdha në veri të Bosnjë e Herecegovinës, me Prijedorin veçanërisht të goditur, ku rreth 600 ndërtesa janë nën ujë.
Vendbanimet Gomjenica dhe Tukovi janë më të prekurat nga kjo fatkeqësi, ndërsa xhamia e Gomjenicës ka njoftuar besimtarët se do të sigurohen varka për ata që dëshirojnë të vijnë në xhami që të falin nesër namazin e Bajramit.
“Nesër dashtë Zoti do të falim namazin e Bajramit të cilin do ta falim në orën 7:19. Në këtë mënyrë u bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë të cilët janë dëmtuar nga vërshimet dhe nuk mund të vijnë me makinë në xhami në festën e Fitër Bajramit, por duan të vijnë, të jenë gati në orën 6:30 të mëngjesit. Janë siguruar varka për transport deri në xhami dhe kthim në shtëpi pas përfundimit të Bajramit”, thuhet në njoftim /Reporteri.net/