Një shtetas i Kosovës është përfshirë në një aksident të rëndë në Kroaci, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi kroat, teksa janë lënduar tre persona, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Një shtetas kroat ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Kroaci, ku të përfshirë janë edhe një familje kosovare të cilët kanë mbetur të lënduar rëndë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Siç raporton mediumi kroat ‘Index’, aksidenti është shkaktuar nga 40-vjeçari kosovar, i cili po drejtonte veturën me targa sllovene.
Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.
Në veturën kroate ka vdekur shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas të Polonisë – kanë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.
Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar kanë pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetë.
Një 18-vjeçar tjetër raportohet se është liruar nga spitali me lëndime të lehta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.