×
  • Lajme
  • Rajon / Presidentja e Komisionit Evropian

    Von der Leyen: Nëse Mali i Zi përmbush kushtet, nuk ka afat kohor për procesin e anëtarësimit në BE

    Reporteri
    31 Tetor 2023 | 12:22

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në vizitën e saj zyrtare në Mal të Zi tha se zgjerimi i BE-së është në krye të prioriteteve të Komisionit Evropian, shkruan Vijesti, përcjell Reporteri.net.

    “Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’u bashkuar me BE. Ne jemi të lumtur të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha ajo.

    Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së.

    “Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, theksoi ajo.

    Ajo e përgëzoi Malin e Zi për respektimin 100% të sigurisë dhe politikës së jashtme të BE-së.

    “Ju jeni një anëtar shumë i vlefshëm i NATO-s dhe keni kontribuar në shumë çështje pozitive”.

    Von der Leyen tha se Mali i Zi tani duhet të fokusohet plotësisht në procesin e pranimit në BE.

    I pyetur për qëndrimin e Milatoviqit se Mali i Zi mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030 dhe sa është realist, presidentjs e KE-së tha se “nuk ka nevojë të presim”.

    “Mali i Zi është lider, ka edhe miljen e fundit për të bërë, duhet shtyrë pak, duhet edhe vendosmëri, por shoh që është prezent në anën politike. Qasja bazohet në arritjet. Nëse plotësohen kushtet, nuk do të jemi të detyruar me një datë, nuk ka një afat kohor për procesin e anëtarësimit, por e rëndësishme është zbatimi i reformave dhe progresi drejt BE-së në drejtim të përmbushjes së të gjitha kritereve që shtetet duhet të përmbushin. Inkurajoj Malin e Zi për ta kaluar atë milje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe dera do të hapet atje”, tha Ursula von der Leyen./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!