×
  • Lajme
  • Rajon

    Vrasja e 14-vjeçares, drejtori i burgut hetimor “Shkup”: Nuk ka model flokësh për të arrestuarit, të rruara në “zero” dhe rroba pa asnjë shenjë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2023 | 13:42

    Drejtori i burgut hetimor “Shkup”, Filip Andov, ka treguar se katër të dyshuarve në vrasjen e 14-vjeçares, Vanja, u janë rruar flokët “në zero” dhe kanë të njëjtat rroba “këmisha”, përcjell Reporteri.net.

    “Modelet e flokëve për autorët e krimeve të tilla të rënda nuk tolerohen në paraburgim dhe nuk tolerohen veshjet me asnjë shenjë në të”, tha Andov për mediat maqedonase.

    “Për këtë arsye të dyshuarit kanë qenë me kominoshe që i kanë pranuar në burg”, shtoi ai.

    Katër nga të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski u dërguan mbrëmë pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Shkak për sjelljen e tyre para gjykatës është bërë kërkesa e prokurorit për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj tyre, duke qenë se fillimisht të gjithëve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!