×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq deklarohet pas takimit me liderët evropianë: Nuk mund ta pranoj anëtarësimin e Kosovës në OKB e as pavarësinë e saj

    Reporteri
    26 Tetor 2023 | 21:04

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe as pavarësinë e saj”.

    Mirëpo, ai tha se janë të gatshëm ta pranojnë “atë që është dakorduar”, transmeton Reporteri.net.

    “Gjatë bisedimeve në Bruksel kemi biseduar për të gjitha temat dhe marrëveshjet, kam thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës, por se jemi të gatshëm të përmbushim atë që është marrë vesh, letra e 21 tetorit është një e mirë. bazë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen”, ka thënë ai pas takimeve, raporton “Tanjug”.

    Ai ka thënë se është gati që të formohet Asociaiconi i komunave me shumicë serbe.

    “Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e ASK-së në përputhje me propozimet që kemi marrë, për letrën e 21 tetorit kemi thënë se jemi të gatshëm të pranojmë dhe të shkojmë në zbatim”, ka deklaruar Vuçiq.

    Përmes një komunikate për media, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i gatshëm edhe sonte që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë mirëpo Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë.

    Përpos Marrëveshjes Bazë, sipas komunikatës, Kurti ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë edhe propozimin e Bashkimit Evropian për draft-statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Në komunikatë thuhet se Vuçiq, në anën tjetër, pos që ka refuzuar, ai ka kërkuar t’i pranohet një lloj letre anësore përmes të cilës zhbëhen tri parime të Marrëveshjes. /Reporteri.net/.

    Qeveria e Kosovës: Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen sonte në Bruksel, Vuçiqi e refuzoi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!