×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq e akuzon një deputet në Serbi se po i bën fotomontazh me Kurtin

    Reporteri
    03 Shkurt 2023 | 16:48
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë seancës së Kuvendit në Serbi. Foto: RTS

    Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka vazhduar diskutimi mbi çështjen e Kosovës, diskutim ky mes opozitarëve dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili herë-herë edhe eskaloi.

    Vuçiq sot e akuzoi deputetin Srdan Milivojeviq se po i bën fotomontazh duke bashkuar në një fotografi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin Vuçiq, që këtij të fundit s’i ka pëlqyer, raporton Danas, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Për ta demantuar këtë fotomontazh, në seancën e sotme të Kuvendit Vuçiq ka marrë me vete fotografinë e tij me Kurtin si dëshmi, që tha se është bërë montazh nga fotografia tjetër e Kurtit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

    Kujtojmë se seanca e djeshme e Kuvendit të Serbisë u përcoll me pakënaqësi të shumta nga opozita, të cilët shkaktuan tollovi të madhe gjatë seancës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!