×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq flet në telefon me Cholletin, Kosova temë diskutimi

    Reporteri
    17 Maj 2023 | 19:55

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka biseduar në telefon me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet.

    Sipas raportimit të mediave serbe, temë e diskutimit ka qenë Kosova, bashkëpunimi dypalësh  SHBA-Serbi si dhe situata në rajon.

    ”Vuçiq dhe Chollet, u pajtuan se marrëdhëniet serbo-amerikane po zhvillohen në një drejtim të mirë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, siç dëshmohet nga rritja e shkëmbimeve tregtare, njoftoi shërbimi për bashkëpunim me mediat i Presidentit të Serbisë”, specifikon Tanjug, përcjell Reporteri.net.

    Siç raporton media serbe  Vuçiç vuri në dukje se fluturimet e Air Serbia midis Beogradit dhe Çikagos, të nisura më herët gjatë ditës, do të rrisin më tej lidhjet Serbi-SHBA.

    Chollet tha se ishte e nevojshme të shmangeshin provokimet dhe konfliktet dhe se ishte e rëndësishme të vazhdohej të punohej për normalizimin, shkruan Tanjug./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!