×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq konfirmon blerjen e dronëve kamikaz nga Emiratet

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 12:34

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe ku po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Armëve. Gjatë kësaj vizite ai do të nënshkruajë kontratën e parë për blerjen e dronëve kamikaz.

    Vuçiq ka deklaruar se dronët kamikaz në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë në Ushtrinë Serbe.

    “Në bazë të asaj që mund të shihja nga deklaratat e Putinit është e qartë se ai do të vazhdojë ashpër luftën në Ukrainë e cila si çdo përshkallëzim i konfliktit do të komplikojë më tej pozicionin e Serbisë në politikë dhe pozicionin ushtarak”, ka deklaruar Vuçiq, përcjell Insajderi.

    Presidenti serb shtoi se pret që brenda këtyre ditëve të shohin ndryshime të rëndësishme politike ndaj Serbisë, si nga pala perëndimore ashtu edhe nga faktorë tjerë ndërkombëtar.

    Vlen të theksohet se më 27 shkurt kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me kërkesë të përfaësuesve të Bashkimit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!