×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq më 20 dhe 21 dhjetor shkon në Tiranë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 13:40

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 20 dhe 21 dhjetor do të qëndrojë në Tiranë, në kuadër të Nismës për “Ballkanin e Hapur”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.

    Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.

    Presidenti  serb, Vuçiq më pas bëri të ditur se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku, siç u tha do të mund të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!