×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq njofton për takimin me Lajçak

    Reporteri
    06 Shkurt 2023 | 20:41
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për takimin me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak.

    Vuçiq tha se biseda me Lajçakun ishte e hapur dhe miqësore, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçakun. Kur them e hapur, këtë e mendoj vërtetë. Më keni kuptuar të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

    Kujtojmë se Lajçak ka nisur vizitën fillimisht në Kosovë, ku ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti.

    Pas takimit, Lajçak bëri thirrje për zbatim të marrëveshjeve të mëhershme, ku shtoi se vetëm kështu mund të arrihet normalizimi i raporteve.

    “Ne kemi diskutuar për këtë çështje dhe e kam informuar z. Kurti për pozicionin tonë, por nuk dua ta bëj publike analizën ligjore për këtë çështje. Mendoj se ishte e dobishme që patëm këtë diskutim këtu. Çfarë duhet të përsëris sërish është se çdo gjë që është dakorduar në dialog duhet të zbatohet, kjo është se si normalizimi do të arrihet”, tha Lajçak. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!