Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbërritjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, tha se sot pret bisedime të vështira, si dhe siç tha ai, do të ketë takime të rëndësishme bilaterale.

Vuçiq u tha gazetarëve se do të ketë një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, si dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron,.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për një takim të mundshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nën margjinat e këtij Samiti, siç është raportuar.

Reklamë

Osmani është treguar e prerë në këtë drejtim, teksa ka thënë se nuk ka takim pa u vendosur sanksionet ndaj Serbisë.

“Nuk kemi takime të konfirmuara. Nuk ka arsye për t’u takuar para se sanksionet të miratohen ndaj Vuçiqit. Së pari sanksionet dhe pastaj mund të flasim për dialog.

Besoj se mënyra e vetme për ta tejkaluar këtë është të imponohen  sanksione ndaj Serbisë. Deklarata nuk mjaftojnë, duhet marrë masa, duhet të jemi unanim për mbështetjen ndaj Kosovës sa i përket agresionit nga Serbia. Ka disa vende që i mbështesin këto masa, jo për shkak se Kosova i kërkon këtë por për shkak të paqes dhe stabilitetit në Evropë”, u shpreh presidentja Osmani. /Reporteri.net/

Samiti në Spanjë, presidentja Osmani: S’ka takime me Vuçiqin pa u miratuar sanksionet ndaj Serbisë

Reklamë