Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se ditën e sotme është takuar me djalin e Donald Trump, Trump Jr, me të cilin tha se pati një “takim të përzemërt”.
Vuçiq tha se me djalin e Trump diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së dhe për tema të tjera globale e ekonomike.
“Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr., djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe tema aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale. Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike midis Serbisë dhe SHBA-së dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin dhe forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta”, shkroi Vuçiq në Instagram.