Presidenti i Këshilli të Evropës, Charles Michel, ka udhëtuar drejt Ballkanit Perëndimor. Në ditën e parë të vizitës, Michel është ndalur në Serbi.
Ai është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin kanë përgatitur qebapë dhe kanë ngrënë darkë
Fotografia nga darka është publikuar në Instagramin e Vuçiq.
“Përgatitëm qebapët së bashku. Faleminderit Michel për vizitën dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane të Serbisë”, thuhet në postimin në Instagram.
Ndryshe, në një konferencë për media të enjten me Vuçiqin, Michel ka thënë se duhet të përshpejtohet integrimi në BE dhe se BE-ja do përfitime konkrete për qytetarët serbë e partnerët në rajon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.